VIDEO/ Gruaja e Denar Bibës u dorëhoq nga frika, tani kontrollon gjyqtarët

VIDEO/ Gruaja e Denar Bibës u dorëhoq nga frika, tani kontrollon gjyqtarët

13:33, 22/07/2021
A+ Aa A-

Nga BoldNews

Reforma në Drejtësi ka hyrë në një spirale hipokrizie, e cila është mëse e dukshme, pavarësisht mbështetjes së gjerë publike që i jepet asaj nga partnerët ndërkombëtarë në Shqipëri.

Në këtë spirale janë përfshirë edhe misione ndërkombëtare, të cilat janë atashuar pranë strukturave të reja të drejtësisë për të ofruar asistencën e tyre.

Një rast i tillë është shënuar së fundmi në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në një njoftim për media, shpërndarë këtë të sot, njoftohet se misioni ‘EURALIUS V’ ka shpërndarë ‘çertifikata vlerësimi’ për disa anëtarë të stafit të tij, në vijim të bashkëpunimit mes dy strukturave.

Në listën e zyrtarëve të vlerësuar është edhe Elona Kana, bashkëshortja e ish-kryetarit socialist të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Kronika e SYRI TV

Kana u përfshi më herët në procesin e Vetingut, pasi mbante funksionin e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Pas një serie të gjatë zvarritjesh dhe shtyrjesh, Kana paraqiti dorëheqjen nga e drejta për të marrë statusin e magjistratit, duke nxitur Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që të ndërpriste procesin e rivlerësimit ndaj saj.

Trupa e Vetingut kishte përfunduar procesin e verifikimit për Kanën dhe e ftoi atë të paraqitej në seancë dëgjimore në 28 janar 2020. Seanca e parë u shty dhe një ftesë tjetër iu drejtuar për t’u paraqitur në 3 Shkurt 2020.

Por, edhe kjo seancë u shty për një kohë të pacaktuar. Derisa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informoi për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, për shkak të dorëheqjes së saj.

Në vendimin e zbardhur, KPK, ndryshe nga shumë raste të tjera, nuk përdori terminologjinë ‘e hidhur’ që ka përdorur për subjekte të tjerë të dorëhequr, ku thekson se janë larguar pasi kanë marrë raportin e gjetjeve.

Megjithatë, të dhënat mediatike dhe të tjera të bazuara në formularët e pasurisë, ngritën dyshime të forta se ajo dhe bashkëshorti i saj, Denar Biba, kishin probleme të theksuara me ligjshmërinë e burimit të aseteve dhe llogarive bankare.

Pas ndërprerjes së procesit të Vetingut, KPK njoftoi se Elona Kana ndalohet që të zgjidhet apo emërohet në strukturat e larta të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, për shkak të dorëheqjes.

Por, siç duket, për bashkëshorten e Denar Bibës, është gjetur një portë e vogël, nëpërmjet të cilës ka hyrë sërish në sistemin e drejtësisë.

Për më tepër, në një institucion, i cili ka për detyrë që të kontrollojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës.

Dhe, jo vetëm kaq. Por, ajo merr edhe ‘çertifikatë vlerësimi’ nga misioni EURALIUS V, një prej strukturave kryesore të paguara nga Bashkimi Europian për zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe sidomos procesit të Vetingut.

Spiralja e hipokrizisë mbyllët plotësisht-gruaja e Denar Bibës jep dorëheqjen nga detyra, pasi, me shumë mundësi nuk justifikon pasurinë përballë Vetingut, më pas emërohet në Inspektoratin e Artur Metanit për të kontrolluar gjyqtarët e prokurorët dhe në fund merr edhe ‘vlerësime ndërkombëtare’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/07/2021 14:53

Bravo Eukalis,siç e nisen ashtu do e bitisin kete ref.leshi drejtesie

Shqiptari22/07/2021 14:13

U DHJEFSHA ME GJITHË MENDER REFORMËN NË DREJTËSI!!! U DHJEFSHI ME GJITHË VETTING DHE ME GJITHË SPAK! PO ÇFARË MUTI REFORME NË DREJTËSI ËSHTË BËRË NË SHQIPËRINË E SATRAPIT TË SURRELIT!!! HIQJA PRENËS DHE FUTJA LENËS!!! HIQJA LENËS DHE FUTJA PRENËS!!! KJO NUK ËSHTË REFORMË NË DREJTËSI POR NJË PORNOGRAFI NË DREJTËS, KU DIÇITURA SIMBOLIKE E KËSAJ REFORME DO TË ISHTE NJË SEXY-TOY SI NJË PENIS ME KOKA NGA TË DY EKSTREMET QË PËRDORIN LEZBIKET. KUR E SHTYN NJËRA I HYN TJETRËS, DHE KUR E SHTYN TJETRA I FUTET SHOQES!!! PRA THJESHT KËNAQEN TË DYJA PALËT!!! EDHE SHQIPTARËT NË PUSHTET EDHE NDËRKOMBËTARËT! MADJE EDHE ZNJ. KIM DHE SORECA I BE, SI BYTHËQIM!

Shto koment

Denonco