Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

VIDEO/ Mesazhi i Yuri Kim për Çuçin: Tregohuni të zgjuar përballë krimit

VIDEO/ Mesazhi i Yuri Kim për Çuçin: Tregohuni të zgjuar përballë krimit

12:40, 21/07/2021
A+ Aa A-

Nga pika kufitare e Kakavijës, ambasadorja e SHBA në Shqipëri i dërgoi një mesazh agjencive ligjzbatuese në vend që të tregohen të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit.

Kim deklaroi se kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por për sigurinë globale në tërësi, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë.

‘Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.

Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.  Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drograve është thelbësore për sigurinë rajonale.

Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm., Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim’, u shpreh Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.21/07/2021 18:41

Kjo ambasadorja paska shkuar ne te njejten shkolle me Nard Ndoken.

N21/07/2021 14:06

Zonja ambasadore i thua hajdutit kape hajdutin,i thua kriminelit kape kriminelin.Për 8 vjet se ka bërë këtë punë do e bëj tani?.Me ndihmen tuaj zonja ambasadore hajdutet dhe pushtetatet qe vjedhin këtë popull të vuajtur ndihen të qetë.

Shqiptari21/07/2021 13:55

PO PSE DERI TANI KANË QENË BUDALLENJ POLICËT E SHQIPËRISË?!!!! PO PËR KRIMINELËT QË NË BASHKËPUNIM ME KRIMINELËT NË QEVERI QË BLENË VOTAT, SHKELËN LIGJET DHE BËNË KËRDINË MBI BUXHETIN E SHTETIT, A KE NDONJË LLAF MOJ ZNJ. KIM?

Shqiptari21/07/2021 13:22

NUK KA NEVOJË PËR SHUMË ZGJUARSI APO TRIMËRRI PËRBALLË KRIMIT, POR SIDOMOS PËRBALLË KRIMIT DHE KRIMENELËVE SHQIPTARË! MJAFTON QË ATYRE T'IU PRITEN LIDHJET ME POLITIKANËT E RILINDJES! MJAFTON QË TË ARRESTOHEN EDVIN RAMA, ERJON VELIAJ, ARDI VELIU, ARBEN AHMETAJ, DAMIANËT, BELINDAT, ÇUÇËT, RUÇËT, SPIROPALËT, BEQAJT, MAMUTHËT DHE TË GJITHË BANDITËT NË PUSHTET, NË QEVERI DHE NËPËR BASHKITË E SHQIPËRISË!! MJAFTON QË KRIMINELËT NË QEVERI DHE ME PUSHTET TË MOS MBËSHTETEN DHE TË MOS PËRKRAHEN MË NGA AMBASADA E SHBA, BE DHE OSBE!!! MJAFTON QË TË HIQET DORË NGA STABILOKRACIA ANTIDEMOKRATIKE, ANTILIGJORE DHE ANTIKUSHTETUESE DHE TË HIDHEN SYTË TEK RIVENDOSJA E DEMOKRACISË SË VËRTETË DHE SHTETIT LIGJOR!!! MJAFTON QË POLITIKA AMERIKANE DHE EVROPIANE TË SHKËPUTET NGA AXHENDA E XHORXH SOROS!!! POLICËT E NDERSHËM SHQIPTARË NUK KANË PËRBALLË KRIMIN POR KANË PËRBALLË KRIMINELËT ME PUSHTET!

Shto koment

Denonco