Profesori i Oksfordit: Dy arsyet pse nuk ecën integrimi në Shqipëri

Profesori i Oksfordit: Dy arsyet pse nuk ecën integrimi në Shqipëri

10:09, 25/06/2021
A+ Aa A-

Shqipëria ka ngecur në dhomën e pritjes, me shpresën se do të nisë negociatat me Bashkimin Europian. Ndërkohë shqiptarët po largohen masivisht nga vendi, shkruan Al Jazeera.

Rrjeti televiziv thekson se mungesa e perspektivës po bën që shqiptarët të ikin nga vendi. Ata e duan integrimin me shpresën se Europa do e kontrollojë më shumë funksionimin e demokracisë në vend.

Për gazetarin Enton Abilekaj, shkak për ngecjen e integrimit është bërë edhe korrupsioni.

Kurse James Pettifer, profesor i Oksfordit, sheh dy arsye të tjera. Sipas tij, janë ‘dy elefantë në dhomë’.

“I pari është industria ilegale e kanabisit, që lejon të gjitha aspektet e ekonomisë. Vizitorët në Tiranë shpesh impresionohen nga makinat luksoze dhe kullat e larta që ndërtohen në mënyrë frenetike, por e gjitha kjo nuk përputhet me papunësinë prej 12 përqind në vend, emigracionin masiv dhe pagesën mujore prej 600 eurosh”.

“’Elefanti’ tjetër është miqësia e ngushtë dhe në rritje mes Ramës me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,” thotë Pettifer, duke nënvizutar aspektet e pushtetit të butë që përdor Turqia në politikën e jashtme.

“Mendoj se Rama gjithmonë ka shpresuar se në sytë e BE, Islami shqiptar nuk do jetë pengesë për anëtarësimin. Sigurisht në disa vende të BE më të djathta, veçanërisht në Francë dhe Hungari, fakti që ka një shumicë myslimane në vend, nuk do e ndihmojë anëtarësimin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jam 25/06/2021 16:09

Rraca poshter e turko arabeve shqiptare kurr sdo integrohet

Messi 25/06/2021 11:51

Nje dhe vetem nje arsye eshte: Shqiperine e duan han pa porta, si cdo vend te botes se trete!

Shto koment

Denonco