Bollino në gjyq/ Kam shpifur pa dashje ndaj Malltezit

Bollino në gjyq/ Kam shpifur pa dashje ndaj Malltezit

18:33, 16/06/2021
A+ Aa A-

Tre muaj pasi ka ngritur padi në gjykatë për shpifje ndaj Karlo Bolinos dhe Ben Blushit të Top-Channel, Jamarbër Malltezi shkruan në një postim në facebook se të dy shpifësit tashmë ia hedhin fajin njëri-tjetrit për akuzat dhe në mungesë të provave nuk paraqiten në gjykatë për të vërtetuar shpifjet e tyre.  

‘Ka 3 muaj që kam paditur për shpifje Bolinon që lëpin Ramën dhe shpif ndaj kundërshtarëve të Ramës për të justifikuar dhoron 5000m2 tokë e 1600m2 objekt caktuar për gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin për shpifjet publike në përpjekje për të fshehur grabitjen e parave publike për gjoja plehrat e që po përfundojnë në xhepat e pseudogazetarëve gjobaxhinj. Të paditur për shpifje dhe në mungesë të fakteve për shpifjet e tyre, tani kanë filluar të shajnë njëri-tjetrin se nga i kanë shpifjet.

Njëri thotë që nuk i kam nga vetja por (më gjetën budalla) Tualeti dhe Bolino. Tualeti vetë që u gjet njëherë fajtor për shpifje tani e dredh për të shpëtuar nga padia e thotë "ka nevojë të hetohet", ndërsa Bolino dje në gjykatë shprehej se "kaq dinte", se "nuk dinte më tej" se "nuk kishte parë dokumente" dhe "nëse ka shpifje dhe mashtrime ato janë padashje". Bëri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet të paraqesë provat në gjykatë përdridhet me padijeni.

Ktheni gjimnazin Tiranës, ktheni paratë publike që gjoja merren për plehrat e përfundojnë reklama për pseudogazetarë lëpirës. Dhe ejani o pisanjosë të ballafaqojmë provat në gjykatë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/06/2021 23:25

Në gjuhën italiane prapashtesa “ino” ka kuptim zvogëlues. Psh bimbo fëmijë, bambino fëmijë i vogël. Bollino bole e vogël, bolja e vogël e mafjes italiane.

Shto koment

Denonco