KQZ, zgjidhen me short relatorët e ankesave për 25 Prillin, ja emrat

KQZ, zgjidhen me short relatorët e ankesave për 25 Prillin, ja emrat

10:14, 10/05/2021
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sot me short relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Sipas shortit, relatorë do të jenë Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46”, tha sekretari i KQZ Ylli Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.  Katër kërkesa janë nga LSI. Dy kërkesa janë nga koalicioni ABEOK.

RELATORËT E ANKESAVE TË PARTISË DEMOKRATIKE

Vlora
Elvin Lako

Durrësi
Koli Bele

Shkodra
Elvin Lako

Tirana
Ledio Braho

Elbasani
Elvin Lako

Gjirokastra
Koli Bele

Berat
Ilirjan Rusmali

Korça
Elvis Çefa

Fieri
Ilirjan Rusmali

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco