Stërvitja e madhe 'bashkon' Metën dhe Ramën, ja mesazhet e tyre

Stërvitja e madhe 'bashkon' Metën dhe Ramën, ja mesazhet e tyre

10:29, 04/05/2021
A+ Aa A-

Ndërsa parlamenti nis sot debatin për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, stërvitja ushtarake 'Defender 21', e cila nisi sot në Durrës, bën bashkë kreun e shtetit me kryeministrin Edi Rama.

Të ulur në rreshtin e parë, presidenti Ilir Meta e kryeministri Edi Rama kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e celjes së stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan, në prani edhe të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Kryeministri Rama e ka quajtur stërvitjen një moment historik për mardhëniet me NATO-n.

"Gjenerata jonë në gjysmën e jetës u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelni në këtë vend dhe në të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar, me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t'i ndodhë mbarë botës, dhe realisht për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, të asaj bote të errët e të izoluar dhe kësaj bote ku ne mund të mirëpresim me shumë krenari dhe shumë respekt miqtë dhe partnerët të shumtë, dhe mbi të gjitha miqtë amerikanë.

Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri dhe juve do t’u ndodhë ajo që iu ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri, që do të doni të riktheheni sërish në Shqipëri. E fundit që dua të them është se besoj që ajo ka që në të gjithë se bashku duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për t’ju përcjellë gjeneratave të reja, këtë amanet kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, por dhe të botës së madhe të popujve që duan të jetojnë në liri dhe demokraci.

Amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë, duke u investuar së bashku që të bëjmë edhe më shumë për brezin e ri në të gjithë aspektet dhe t’u japim mundësinë që të edukohet qysh në krye të herës me parimet dhe standardet shumë të larta e forcave të armatosura të NATO-s. Është vërtetë një moment historik, që na mbush me krenari por dhe me përgjegjësi. Do qëndrojmë krahë jush si një vend që nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën, ne dëshirojmë të jemi gjithnjë e me të denjë e më të vyer brenda kësaj aleance. Stërvitje unikale për gjithë historinë e mardhënie tona, që shpresoj se do të pasohet nga të tjera, për t’i dhënë gjithë rajonit një mesazh të qartë”, u shpreh Rama.

Kurse presidenti Ilir Meta falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për rolin që i është caktuar Shqipërisë.

“Si vend anëtar i NATO-s, ndihet shumë e vlerësuar për faktin që i është besuar roli mikpritës dhe jam i bindur që forcat tona do ta justifikojnë plotësisht”, tha Meta.

Duke e konsideruar këtë stërvitje si një ngjarje të madhe historike, presidenti tha se ky është një rast i shkëlqyer për të njohiur më mirë mjedisin rajonal. Ai shtoi gjithashtu se pjesëmarrësit do të mbeten të befasuar nga mikpritja më mbrësëlënëse e shqiptarëve.

Meta tha se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane datojnë përtej kohës së themelimit të shtetit shqiptar dhe si shembull për këtë kutjoi poezin e poetit amerikan Longfelloë kushtuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, poezi e cituar pak ditë më parë edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë një vizite në Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco