Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Dibër, policia gjen shuma të mëdha parash në makinën që po blinte vota

VIDEO/ Dibër, policia gjen shuma të mëdha parash në makinën që po blinte vota

16:59, 22/04/2021
A+ Aa A-

Policia ka shkuar në Maqellarë të Dibrës për të mbledhur provat e denoncimit të PD-së dhe LSI-së, mbështetësit e të cilës kapën një makinë të dyshuar se po shpërndan para për të blerë vota për zgjedhjet e së dielës.

Sipas videos live të Luan Hakës, kandidatit për deputet të PD-së në Maqellarë të Dibrës, duken momenti ku policia fotografon topat me para të cilëve i ka vendosur numrat e shenjave të provës.

Makina u ndalua ditën e sotme nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së, të cilët nuk kanë lejuar largimin e personave brenda në makinë pa ardhur policia.

Në prezencën e Policisë, shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës për prova që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pasi i kontrolluan, ata lejuan policinë që t’i shoqëronte dy personat që ishin brenda në makinë, por makinën nuk kanë lejuar ta heqin që aty pa ardhur prokuroria dhe policia.

Edhe tashmë që po kryhet mbledhja e provave, simpatizantët e opozitës nuk janë larguar për asnjë moment nga vendngjarja për të mos lejuar fshehjen e provave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/04/2021 17:48

Ishallah nuk perseritet 97.

Av. Mehmet Kurti22/04/2021 17:19

Banda e rilindjes po vazhdon vjedhjen e votave. Strukturat e PD per mbrojtjen e vote kane respektin dhe falenderimin e popullit.

Shto koment

Denonco