VIDEO/ Noka tek 5 familjet Përgeci, që Partia Socialiste i fshiu nga çdo lloj liste ndihme

VIDEO/ Noka tek 5 familjet Përgeci, që Partia Socialiste i fshiu nga çdo lloj liste ndihme

12:55, 22/04/2021
A+ Aa A-

Flamur Noka, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Tiranë, vizitoi disa familje në fshatin Kasallë, të harruara e të braktisura nga shteti.

“Në Kasallë – tregoi Noka, -  5 familje jetojnë në të njëjtën shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i vjeshtës së vitit 2019. Arjan, Anton, Aleks, Alfred dhe Altin Përgeci me familjet e tyre, nuk e kanë ndierë në asnjë moment prezencën dhe mbështetjen e shtetit në 8 vitet e fundit. "Qëkur ka ardhur Partia Socialiste në pushtet, jemi të papunë dhe nuk trajtohemi as me ndihmë ekonomike" - më thotë një nga zonjat e shtëpisë.

Shtëpia e Përgecajve të cilët jetojnë si në mesjetë, rrëzon poshtë gjithë propagandën e Veliajt, - nënvizoi Noka dhe theksoi: “ Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryeministër do të kujdeset për qytetarët dhe do t'i trajtojë ata me dinjitet. Më 25 prill, voto për ndryshimin! “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco