Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama dhe autori i plagosjes në zyrën e PD-së në Kavajë folën me një gjuhë të përbashkët.
PD publikoi një foto ku duket autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës dhe dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.
Sipas PD, ky është një sulm kriminal zgjedhor.
âEdi Rama merret me gĂ«njeshtra dhe manipulime ndĂ«rkohĂ« qĂ« dhunuesit nuk janĂ« arrestuar akoma! AsnjĂ« gĂ«njeshtĂ«r nuk e ndihmon dot RamĂ«n, sepse tĂ« gjitha faktet dĂ«shmojnĂ« se sulmuesit e djeshĂ«m janĂ« njerĂ«zit e tij dhe kanĂ« vepruar me qĂ«llim. Ky Ă«shtĂ« njĂ« sulm kriminal kundĂ«r demokracisĂ« sonĂ« nga njĂ« njeri qĂ« tashmĂ« e di se do tâi humbe zgjedhjet. TĂ« dielĂ«n ne do tĂ« fitojmĂ« dhe do tĂ« sjellim ndryshimin, pĂ«r tĂ« cilin ShqipĂ«ria ka nevojĂ«!â deklaron PD.
Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë simpatizantin e PD, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla. Ky i fundit është drejtor i Policisë Bashkiakë Kavajë, dhe Dorian Troplini, punonjës i Bashkisë Kavajë.
Edhe ata shihen në tavolinë me kryebashkiakun Redian Krali dhe autorin e plagosjes.

© SYRI.net