Basha-studentëve: Gjysmën e kohës do ta keni teori, gjysmën - praktikë

Basha-studentëve: Gjysmën e kohës do ta keni teori, gjysmën - praktikë

09:37, 13/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në zonën e Farkës në Tiranë, për problemet që i shqetësojnë. Ai shpjegoi programin e qeverisë së tij të ardhshme, ku tha se si përgjegjësi kryesore ka ndalimin e emigrimit të të rinjve, anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe krijimin e mundësive që asnjë i ri shqiptar të mos mbetet i pashkolluar.  

“Përgjegjësia më e madhe e imja dhe ekipit tim pas 25 Prillit është ndaj jush. Këtë përgjegjësi ne do ta përkthejmë në vepra konkrete që do të ju ndihmojë për të zgjidhur disa nga hallet, dilemat, problemet që keni, sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha që ju kanë munduar këto 8 vite, sepse me të vërtetë kanë qenë 8 vite të vështira për të gjithë, por kanë qenë 8 vite të tmerrshme për rininë shqiptare. Natyrisht edhe për familjet tuaja, largimi masiv i shokëve dhe i shoqeve tuaja në emigracion e provon këtë.

A ka plagë më të madhe për ju?! Prindërit e atyre që nuk i kemi më mes nesh?

A ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin e ardhshëm sesa ta ndalë këtë plagë?! Kjo plagë nuk ndalet  me llafe, nuk ndalet me premtime boshe nga ato që kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve. Kjo plagë ndalet duke marrë veprime të vendosura siç do të jetë vendimi im i parë për të anuluar ligjin për arsimin e lartë dhe për të kthyer universitetet shqiptare në qendra të trajnimit dual, ku mos të ketë bijë dhe bir shqiptari që të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes së vet.

Me këto masa, do të mundësoj që çdo i ri, çdo e re që dëshiron të ndjekë universitetin dhe të marrë një profesion, t’i mundësohet kjo dhe jo thjesht një diplomë por një profesion.

Jemi investuar në këtë program para një jave, para një muaji, në vazhdimësi, kam qenë në bisedime me Bashkimin Europian, me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian, me Aleancën e Universiteteve Europiane, që kur të futeni në universitet apo ju që jeni në universitet, gjysmën e kohës ta keni teori, gjysmën tjetër ta keni praktikë dhe pas kësaj t’ju sigurohet dhe një stazh, i paguar” – u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco