FOTO/ Dashamir Shehi: Qeverisja e keqe e Ramës ka rikthyer listat e borxheve nëpër markete

FOTO/ Dashamir Shehi: Qeverisja e keqe e Ramës ka rikthyer listat e borxheve nëpër markete

16:31, 11/04/2021
A+ Aa A-

Keqqeverisja e Edi Ramës ka rikthyer listat e borxheve në markete, si e vetmja shpresë për të mbijetuar.

Akuza është bërë nga Dashamir Shehi, kandidat për deputet i opozitës në listat e Tiranës përmes një statusi në rrjetet sociale. 

“Listat e kandidatëve në fletën e votimit nuk kanë emra, pasi anonimët fshihen me pas numrave, një shejtanllëk i Edi Ramës, për sunduar partinë e më pas me shpresë edhe Shqipërinë. Por teksa në fletët e votimit emrat fshihen pas numrave, në markete në listat e borxheve, emrat e qytetarëve shënohen të plotë.

Image

Këtë të diel së bashku me një grup të stafit tim politik  realizuam disa takime në njësinë 10 në Tiranë. Pata biseda me shumë tregtarë të cilët u shprehen se është shumë i lartë numri i atyre qytetarëve që marrin ushqime me listë. Duke qenë se jemi në datën 11 maj  shumë prej atyre që kanë marrë ushqime veresi, kanë marrë pagat ose pensionet dhe po shlyejnë borxhet, pasi e dinë se në fund të muajt do trokasin sërish në këtë derë.  

Rilindja listat e borxheve nuk ka për ti evidentuar as në videot 3D as në qendrat tregtare, dhe as në minimarketet pranë rezidencave ku jetojnë përfaqësuesit e saj”, shkruan Shehi në një reagim në rrjetet sociale.

/ Florian Behlula / Syri.net / 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco