Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta i kërkon KLSH-së të kontrollojë shoqërinë Albcontrol

Meta i kërkon KLSH-së të kontrollojë shoqërinë Albcontrol

12:49, 08/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit që të nisë menjëherë auditimin e plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’

Deklarata e presidentit Ilir Meta:

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka ‘Albcontrol’ për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’ mbi:

- mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

- respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

- përdorimin e fondeve publike;

- respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

- çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të ‘Albcontrol’.

Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në ‘Abcontrol’ dhe në aeroportin ‘Nënë Tereza’, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 08/04/2021 13:06

Z.President i Shqiperis merr masa urgjente se kjo nuk ja ndodhur nojher ,se ky rama ka rreshkit .

Shto koment

Denonco