Ish-kryeministri: Po shtohen vdekjet, stop vaksinimit mbi moshën 60 vjeç me vaksinën kineze

Ish-kryeministri: Po shtohen vdekjet, stop vaksinimit mbi moshën 60 vjeç me vaksinën kineze

14:29, 31/03/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha me një postim në faqen e tij në Facebook, ka deklaruar se ditët e fundit është rritur numri i vdekjeve, pas bërjes së vaksinës kineze.

Berisha shkruan se duhet ndaluar vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç me vaksinën kineze, ashtu siç edhe ka kërkuar vetë qeveria e Kinës.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Stop vaksinës kineze te/mbi 60 vjeçarët!

Shtohet ditët e fundit ndjeshëm numri i te vdekurve pas vaksinimit me vaksinën kineze, e cila është e ndaluar të aplikohet mbi moshat 60 vjeç.

Edvini fsheh njoftimin e autoriteteve kineze sipas të cilit ndalohet përdorimi i vaksinës në personat mbi 60 vjeç.

Fshihet gjithashtu me qellim data e skadencës e të tre vaksinave në përdorim.

Të dashur miq, autoritetet kineze kanë njoftuar  zyrtarisht qeverinë shqiptare se ndalohet të përdoret vaksina Sinovac në personat me moshë 60 vjeç e sipër.

Por Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë kriminale njoftimin zyrtar të autoriteteve kineze dhe vazhdojnë të injektojnë këtë vaksinë mijëra raste të moshës 60 vjeç e sipër, gjë që është shoqëruar këto ditë me shtim të vdekjeve pas vaksinës në këta persona.

Përveç kësaj Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë po kriminale datën e skadencës së vaksinës kineze, por edhe të AstraZeneka.

Shtoj këtu se sipas mediave një sasi e vaksinës së AstraZeneca të marrë nga Beogradi sipas mediave që citojnë kryeministren e Serbisë, skadoi më datën 28 mars.

Duke dënuar si te papërgjegjshme kriminale këto qëndrime të Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnisë, të cilat po kushtojnë jetë të shumta njerëzish kërkoj:

1-ndërprejen e menjëhershme të përdorimit të vaksinës kineze tek personat 60 vjeç e sipër,

2-bërjen menjëherë transparente të datës së skadimit të të tre vaksinave që përdoren në Shqipëri.

3-Avokati i Popullit të marrë në shqyrtim urgjentisht të gjithë dokumentacionin e vaksinave që administrohen në Shqipëri dhe t’ia dërgojë për hetim dhe ekspertizë OBSH.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco