PD i përgjigjet Ramës: Je i frikësuar nga qytetarët që duan ndryshim

PD i përgjigjet Ramës: Je i frikësuar nga qytetarët që duan ndryshim

13:19, 30/03/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar ndaj Edi Ramës.

Në deklartën për mediat, PD thotë se Rama ‘ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë’.

Rama shkroi sot në Facebok se ‘njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman...’

Reagimi i PD-së:

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t'i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco