'Zhduku nga bashkia, do kesh fatin e Shpëtim Gjikës'/ Edi Rama kërcënoi Dritan Lelin

'Zhduku nga bashkia, do kesh fatin e Shpëtim Gjikës'/ Edi Rama kërcënoi Dritan Lelin

11:56, 11/03/2021
A+ Aa A-

Dritan Leli nuk do jetë më pjesë e ekipit të PS dhe fushatës së PS në Vlorë. Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.

Vendimi vjen pasi Leli refuzoi të dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut për të marrë një vend të pasigurt në listën e kandidatëve për deputet. Burimet thonë se kur Rama ka marrë refuzimin nga Leli, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë të zhduket nga Bashkia e Vlorës.

Dritan Leli nuk është kryebashkiaku i parë i Vlorës, i cili largohet në mënyrë spektakolare fillimisht nga gjiri i partisë dhe më pas nga detyra.

I ulur në të njëjtën zyrë, disa vite më parë, të njëjtin fat pati edhe Shpëtim Gjika. Madje, ky i fundit me zor ia doli t’i shpëtonte burgut pasi largimi nga bashkia u parapri dhe ndoq nga disa padi penale për shkelje gjatë detyrës.

Burime bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve, kur i është kërkuar të largohet nga detyra e kryebashkiakut dhe të pranojë kandidimin për deputet, Leli është paralajmëruar se nëse nuk “dëgjon” do të kishte fatin e Shpëtim Gjikës.

“Armiku” i parë i Lelit në Vlorë ishte pikërisht Damian Gjiknuri, i cili nuk e honepsi asnjëherë dhe nuk pranoi të punonte me të. Ishte po ashtu Gjiknuri që i lexoi sot Asamblesë së Socialistëve të Vlorë mesazhin e Ramës, ku thuhej se Leli nuk “kishte më punë me ta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/03/2021 17:35

O MOJ VLORA JANE E BUKUR! MOJ VLORA ME HISTORI! O MOJ VLORA VEND FLORI! VIJNE RILINDASIT NGA TIRANA, DHE TE BEJNE SHKRUMB E HI! KU JANE PS-ISTET E VLORES? KU JANE BURRAT DHE TITANET? KU JANE ATA TRIMAT E VLORES, QE HODHEN NE DET ITALIANET? KU JANE ATO VAJZAT, MARIGOTE? KU JANE SOKOLESHAT E MALIT? VJEN EDVINI I SURRELIT, TURPERON EMRIN E ISMAIL QEMALIT! A KA VLORA NDONJE BURRE? A KA VLORA NJE BURRNESHE? QE FUSE T'I FUS NJE HU DAMIANIT, DHE SATRAPIT NJE RROTE PRESH!

Miri11/03/2021 12:23

Por Shpetim Gjika e merr nje rroge te mire ne OST sh.a si "keshilltar"

Shto koment

Denonco