Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Videomesazhi i Kryemadhit: Shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, ja çfarë do bëjë LSI

Videomesazhi i Kryemadhit: Shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, ja çfarë do bëjë LSI

09:07, 28/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shpalosi disa nga pikat e programit të partisë së saj për zgjedhjeve të 25 prillit.

Në videomesazhin e saj Kryemadhi thekson se shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti. Duke evidentuar disa nga pikat ku do të fokusohet puna e LSI-së, Kryemadhi thekson se kjo forcë politike e mban fjalën dhe se Shqipëria është e shqiptarëve.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike, me fushat, detin e ajrin si askush tjetër. Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak. Do të reformojmë standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria shtëpia juaj!" , shkruan Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne28/02/2021 16:37

Nje m.......te madh do besh ti o legene e

Shto koment

Denonco