Artan Fuga: Shembja e Teatrit do jetë gjithmonë në turpin e ….

Artan Fuga: Shembja e Teatrit do jetë gjithmonë në turpin e ….

19:19, 27/02/2021
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga

Duke pritur teatrin e ri të vjetër!

Atë ditë se çfarë më hypi në kokë të bëja këtë foto. Miqtë e mi më panë me habi! Ata ruanin teatrin. Unë kisha vajtur t'i shihja pak.

Po ky ç'pati?

Veshur me pantallona meshini, me këpucë me qafa, me kapele paramilitari, mbi skenën e teatrit, si për ta pushtuar. Nuk e kuptoja atë ndjesi, atë dëshirë të papërmbajtëshme.

A do ma bëjë njeri një foto këtu apo të iki nga kam ardhur ?

Tani e kuptoj që trupi më thoshte diçka por mendja nuk ma rrokte.

Psiqika e pandërgjegjshme më thoshte se ai teatër që e kishin tradhtuar aktorët - që do bënin më vonë vaksinën me hile - mund të mbrohej vetëm me forca paramilitare, ndryshe e kishte të humbur davanë. Kot bënim llogje.

E dyta, që ai teatër do të binte nën sulmin e dhunëshëm të forcave policore. Aktori i fundit në skenën e atij teatri, pra të historisë të teatrit kombëtar do të ishte polici, me thinja, që me një shkop dore në dorë do të vërtitej rreth skenës duke e rrotulluar shkopin mbi kokat e civilëve artdashës.

Ishte aktrimi i fundit që në fakt ishte i vërtetë. Vdekja e atij teatri ishte një tragjedi shekspiriane ku në skenë u luajt drama e shkatërrimit të tij të vërtetë.

Ishte drama e fundit që ishte e vërtetë.

Kishte kohë që nuk viheshin në skenë drama shqiptare.

Por e fundit ishte shqiptaro-barbare. 

Lezja pa turp mbi traktor e shëmbi. Që duhej ta mbronte.

Jam i bindur që asnjë Teatër në botë nuk e ka pasur atë, fat, dhe as në njëmijë vitet e ardhëshme nuk do ta ketë. Teatër ku në shfaqen e fundit drama nga fiksion u bë e vërtetë.

Ai prandaj do të hyjë në historinë e artit botëror për turpin e atyre që e prishën, turpin e atyre që nuk e mbrojtën, turpin e atyre që bënin sikur do ta mbronin, por i ngulnin thikën nga prapa, për ata që bashkëpunuan me djegjen e Reishtagut dhe tani nëpër televizione bëjnë sikur ishin pjesë e mbrojtësve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ti-ti01/03/2021 10:18

Te kam zili profesor qe ke nje foto te tille. Une, s'munda kurre. Uroj qe z. Basha te rindertoj (sepse ka dhene fjalen) ne forme identike ate qe prishen DJAJT E KUQ! Turp i perjetshem per te gjithe injorantet qe dominuan pushtetin ne ate periudhe. Poshte komunizmi!

Daj Jaku27/02/2021 22:36

E saktë Profesor, e dhimbëshme, tragjike, krim mbi krime. E pa imagjinueshme që një ish pedagog artesh të prishë një teatër kombëtar ku janë dhënë shfaqje për mbi 80 vite, i pari, i vetmi i kryeqytetit. Do kujtohen si Neroni që vrau mëmën e vet dhe dogji Romën.

Shto koment

Denonco