PD arrin marrëveshjen, 14 partitë opozitare që i bashkohen në listën e përbashkët

PD arrin marrëveshjen, 14 partitë opozitare që i bashkohen në listën e përbashkët

21:13, 24/02/2021
A+ Aa A-

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. 14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike për të dalë sëbashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Të gjitha partitët opozitare arritën sot marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Marrëveshja u arrit pas takimeve që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me krerët e partive të tjera opozitare.

Syri Televizion ka siguruar marrëveshjen e koalicionit opozitar, i cili do të përbëhet nga 14 parti të udhëhequr nga Partia Demokratike. Koalicioni i partive opozitare do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërsa në fletën e votimit koalicioni do të përfaqësohet me logon e Partisë Demokratike.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar janë:

1.    Partia Demokratike                        Lulzim Basha

2.    Partia Republikane                                Fatmir Mediu

3.    Partia Agrare Ambientaliste                 Agron Duka

4.    Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet      Shpëtim Idrizi

5.    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           Dashamir Shehi

6.    Partia Demokristiane                            Nard Ndoka

7.    Partia Fryma e Re Demokratike           Bamir Topi

8.    Partia e Ballit Kombëtar                Artur Roshi

9.    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut     Vangjel Dule

10.  Partia Bashkimi Liberal Demokrat           Arian Starova

11.  Partia Bashkimi Demokrat                 Ylber Valteri

12.  Partia Mendimi i Djathtë Liberal       Mustafa Lici

13.  Partia Lëvizja e Legalitetit                 Shpëtim Axhami

14.  Partia Kristian Demokrate                  Dhimitër Muslia

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qenë kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe më pas kanë nënshkruar edhe krerët e partive të tjera aleate. Pritet që partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e listës shumë emërore në zgjedhjet e 25 prillit, do të kenë vende të sigurta në disa qarqe, si dhe kandidatë në të gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë. Pjesë e koalicionit opozitar pritet do të jenë dhe Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI si dhe kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë me vete në zgjedhjet e 25 prillit por do te garoje bashke me Partine Demokratike ne disa qarqe te vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet24/02/2021 22:27

ME MIRE TE SHKOJE I VETEM NE ZGJEDHJE LULI BASHA SE SA ME KETO NE FOTO, TE FUSIN FRIKEN TE LARGOHESH NGA SHQIPERIA. UNE E KESHILLOJ LULIN T HYJE NE ZGJEDHJE I VETEM DO TE JETE PARTI E PARE NE ZGJEDHJE DHE ME MIRE KUALICION ME PS SE SA ME KETO HORA QE NUK KANE FARE MBESHTETJE NE POPUL DHE NESER BEHEN MINISTRA. ESHTE E PAFALSHME LULI BASHA PER TY TE VAZHDOSH TE BEJSHE POLITIKE ME XHAKETAT E VJETRA DO TE KTHEHEN BUMERANG SHUME SHPEJT. DIL I VETEM DHE SHPETOJENI SHQIPERINE NGA SHUSHUNJAT QE SU NGOPEN KURRE SI NARD NDOKA FATMIRI GONI DASHI MONIKA ILIRI DHE TE TJERE,DIL I VETEM SE I KENI LODHE DEMOKRATET DUKE VOTUAR PER KOTO LESHA...// NUK TE DUHET AS LSI AS KETA HORA NESE NUK E MERR I VETEM DREJTIMIN NDAJE ME PS KESHTU E SHTE ELEKTORATI. PSE TE PERFITOJNE ATA QE NUK KANE ASNJE VOTA QE 30 VJET.

Shto koment

Denonco