‘Rruga e Arbrit’/ Çupi nxjerr VIDEO-n: Në 8 vjet Rama dështoi për të mbaruar rrugën e nisur nga PD

‘Rruga e Arbrit’/ Çupi nxjerr VIDEO-n: Në 8 vjet Rama dështoi për të mbaruar rrugën e nisur nga PD

20:20, 24/02/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë akuzon Ramën se gënjen qytetarët dibranë me “Rrugën e Arbrit”, duke shtuar se sot ata janë më të izoluarit dhe të braktisurit e kësaj qeverie.

‘Në 8 vjet, ai dështoi në mënyrë të turpshme për të mbaruar Rrugën e Arbrit, e nisur nga PD që në vitin 2012. Premtime pas premtimesh të pambajtura të Edi Ramës dhe dibranët janë akoma më të izoluarit dhe më të braktisurit e kësaj qeverie të dështuar’, shkruan Çupi në Facebook.

Postimi i plotë i Dhurata Çupit:

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama mashtron dibranët për Rrugën e Arbrit.  Në 8 vjet, ai dështoi në mënyrë të turpshme për të mbaruar Rrugën e Arbrit, e nisur nga PD që në vitin 2012. Premtime pas premtimesh të pambajtura të Edi Ramës dhe dibranët janë akoma më të izoluarit dhe më të braktisurit e kësaj qeverie të dështuar.

Për 8 vjet, Edi Rama i la dibranët në baltë dhe përfundimi është se keto 8 vjet ishin fatkeqësi për Dibrën. Mijera dibranë, matjanë, bulqizakë janë larguar nga shtëpitë për shkak të braktisjes nga qeveria e Edi Ramës.

Faturën e mashtrimeve do ta paguajë në 25 Prill. Rama humb, dibranët fitojnë! Kam qenë e bindur gjithmonë se Rrugën e Arbrit do ta përfundojë PD!

Është koha për ndryshim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco