Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës Foto Ilustruese

Ilir Meta viziton familjen e Klodian Rashës

11:00, 24/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një polic në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës. Lajmi për vizitën e kreut të shtetit në familjen e të riut është konfirmuar nga burime për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej. Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco