Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dr. Hasani: Sikur ta dini sa brengë ndjejmë kur një pacient s'arrijmë dot ta mbajmë në jetë!

Dr. Hasani: Sikur ta dini sa brengë ndjejmë kur një pacient s'arrijmë dot ta mbajmë në jetë!

06:45, 22/02/2021
A+ Aa A-

Nga Dr. Eqerem Hasani, drejtor i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme.

Para 2 ditëve, një mjek i respektuar i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme të QSUNT që unë drejtoj, u godit gjat? kohës që ishte në shërbim. Ai është një nga ne, mjek i respektuar, me autoritet profesional dhe me një përgjegjesi civile ndaj çdo pacienti të çdo lloj shtrese pa asnjë dallim.

Keqardhje për çfarë ndodhi!

Fatkeqësisht, nuk është e para herë që një mjek goditet në krye të detyrës. Lajmi u dha nga të gjithë stacionet dhe u përhap në të gjithë mediat sociale. Asgjë për t’u çuditur deri këtu.

Shumë shpejt, bashkë me lajmin, filloi linçimi për mjekun e goditur dhe për mjekët në përgjithësi. Fjalët më të ulëta, më të pabesueshme, më të ndyra, më kërcënueset, më denigrueset lexohen nga shume komente në drejtimin tonë, bluzave të bardha.

A Zot! Ku po shkojmë kështu?! Sipas cilës logjike mund të imagjinohet që mjeku është armiku i këtij populli?!

Që prej një viti dalim nga shtëpitë në mëngjes herët pa llogaritur orarin se kur do kthehemi. Jemi në lufte me një armik të padukshëm, në një betejë të vërtetë. Stafi i Urgjencës përballet çdo ditë, i rrezikuar, me qindra pacientë me COVID, post-COVID, me patologji jashtëzakonisht të rënduara, sëmundje akute koronare, vdekje klinike, sëmundje akute renale, sëmundje të diabetit të dala jashtë kontrollit si dhe sëmundje multiorganore që vijnë nga gjithë republika.

Kjo është panorama e çdo dite të zakonshme sot në Urgjencë.Pikërisht në këtë shërbim merr kthesë jeta e këtyre pacientëve në drejtim të përmirësimit të tyre vetëm e vetëm nga puna, dijet e mbi të gjitha përkushtimi i këtij stafi.

Eh, sikur ta dini se sa mirënjohje e falënderime marrim!

Eh, sikur ta dini sa brengë dhe trishtim ndjejmë kur ndonjë pacient nuk arrijmë dot ta mbajmë në jetë. Sa keqardhje…“ah, sikur të vinte pak më herët!”

Sigurisht jo gjithçka është perfeksion. Kemi edhe ne vështirësitë tona. por kurrë dhe në asnjë moment këto vështirësi nuk i lëmë të bëhen faktor për rrezikimin e jetës, pacientëve.

Nga disa komente jemi të lënduar vërtetë thellësisht për të pavërteta që shkruhen. Por, si drejtues i atij shërbimi, do ta deklaroj pa mëdyshjen absolute, se që nga i pari deri tek i fundit qoftë mjek, infermier, sanitar, barrelambajtës, recepsionist, nuk kryen asnjë shërbim ndaj pacientëve mbi bazë pazaresh siç aludohet aty. Nuk lejojmë askënd të na bëjë pis në këtë drejtim.

Nuk do të kërkoja më shumë llogari autorëve të komenteve të tilla por një gjë iu kërkoj: denonconi një rast të vetëm kur iu është ofruar shërbimi në këtë Urgjencë, pacientëve kundrejt kërkesës për para.

Atëherë nëse jo, mjaft më! Nëse nuk keni një mesazh për qindra jetë të shpëtuara, na lini të punojmë. Ne jemi aty për shëndetin tuaj, jemi aty për ata që besojnë tek ne!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hasoni22/02/2021 10:04

Sikur ta dinim ne sa brenge ndjeni ju kur ju japin vetem 200/500 leke te reja, tym beheni

Shto koment

Denonco