Lajmi i fundit

Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

‘Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta’/ KGJK i kthen përgjigje KQZ-së

‘Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta’/ KGJK i kthen përgjigje KQZ-së

17:46, 22/01/2021
A+ Aa A-

Pas kërkesës së Komisionit Qendror Zgjedhor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje, rreth vërtetimit nëse është e saktë apo jo lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

Sipas informacioneve, KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë, raporton Gazeta Express.

Për pak pritet të rinisë mbledhja e KQZ-së, në të cilën pritet të vendoset rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim.

Kurti ka një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit, e sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është rrezuar Qeveria e Avdullah Hotit për shkak të një vote të deputetit që ishte i dënuar, kandidatët me dënime të prera nuk duhet të certifikohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco