Basha: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

Basha: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

20:59, 28/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Çim Peka LIVE në SYRI TV se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit.

“A ka alternativë tjetër Shqipëria përveç ndryshimit? Përgjigjen merreni nga goja e shqiptarëve që kam takuar në çdo qytet dhe qindra fshatra ku kam zhvilluar takime. Shqiptarët duan ndryshim. Edhe ata që janë simpatizantë të PS, janë të bindur se ndryshimi është e vetmja rrugë,” tha Basha.

Sipas tij, ekonomia është në krizë, madje ishte në krizë edhe para pandemisë. Basha i quajti 7 vite dështim.

“Ndryshimin nuk e ndal askush, as unë. Ndryshimi është PD. Ky nuk është basti im personal. Unë nuk vë baste politike. Unë i shërbej deri në fund atij që është interesi më i mirë i shqiptarëve. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Boll më!

Nuk kam premtuar mrekulli, as premtime boshe. Kam premtuar normalitet. Pas ndryshimit, normaliteti do jetë norma në qeverisje, në ekonomi dhe në familjet shqiptare.

Rama nuk ka zgjidhur probleme, vetëm ka akumuluar. Prandaj edhe socialistët janë të bindur se e vetmja zgjidhje është ndryshimi. Kushti i vetëm që shqiptarët është që të mos ketë vetëm rotacion karrigesh, por t’i jepet fund tranzicionit. Rama përmblodhi në shtatë vite të gjitha veset dhe dështimet e 30 viteve tranzicion. Kjo është sfida jonë kryesore,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco