Besnik Mustafaj: Rama emëroi Çuçin për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit për zgjedhjet e 25 prillit

Besnik Mustafaj: Rama emëroi Çuçin për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit për zgjedhjet e 25 prillit

18:01, 17/12/2020
A+ Aa A-

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj emërimi i Bledi Çuçit në vend të Sandër Lleshajt është strategji e Ramës për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj deklaroi se në këtë mënyrë Rama do të ketë në këtë ministri një person të butë siç e cilësoi ai, i cili do bindet të vërë policinë në dispozicionin e tij.

“Kryeministri po e mban nën kontroll për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që lidhen me karakterin e butë dhe të dobët të Bledi Çuçit. Rama nuk është karakter i butë siç dihet. Nëse ministri i Brendshëm do marrë urdhër të përdorë policinë për zgjedhjet që është vërejtur në dy dosje të hetuara, del që është përdorur policia e shtetit për zgjedhje. Po as Sandër Lleshaj nuk mund ta bënte. Nuk kanë munguar ligjet për të ndëshkuar shkelësit por ushtrimi i kompetencave që jep ky ligj.

Nisur nga fakti si u aprovuan ato dhe si u shkua në vazhdim të shkeljes së 5 qershorit nuk kam besim se do jenë më shumë se ligje në letër.   Policët këtu te ne marrin urdhra nga politika. Erdhi Edi Rama nga SHBA dhe policia u egërsua. Policia duhet të përballojë me dinjitet protestuesit që ka përballë. Mosbesimi i të rinjve te politika është shqetësues. Opozita duhet të jetë shumë më përpara se maxhoranca sepse përfaqëson shpresën“, deklaroi Besnik Mustafaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skenderi17/12/2020 22:56

foli ne ky poeti miku i ilir hoxhes dhe nexhmijes u bo demokrat i modh, ka ble gjith tokat e dajtit me paret e kujt ,...qyrrsi, e kam pas komshi e njof me rrenje e dhemballe

t17/12/2020 19:17

Cila opozite o Besnik,se nuk po kuptojme nese egziston apo jo

Loran 17/12/2020 18:23

Po re turi derr, se po e rrujm shum ne nga Blendi Cuci ky vuri kte zgjepsin nga qe e kan zen pranojat po ik e shkruj no nje budallik e mos u merr me politik ti ate bo

Shto koment

Denonco