Klosi: Muzika e lartë përhap virusin. Koka: Në vend që të qanit humbjen e mjekut, bëtë aheng

Klosi: Muzika e lartë përhap virusin. Koka: Në vend që të qanit humbjen e mjekut, bëtë aheng

22:19, 03/12/2020
A+ Aa A-

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka vazhduar ti mbetet qëndrimit se muzika e lartë përhap virusin e Covid.  

Blendi Klosi: COVID-19 është një sëmundje e vështirë, por duhet të kemi besim te mjekët/

Të gjithë mendojnë se mund ta kalojnë thjeshtë, por kush ka simptoma është e nevojshme t’i drejtohemi mjekëve

Asaj që kam thënë i qëndroj, në ambientet e mbyllura, sidomos me muzikë të lartë është më e lehtë të përhapet virusi

Bledian Koka: Qeveria në vend që të qante humbjen e mjekut Bledi Nini, bëri aheng. Nuk ka fare ndjesi, ka vetëm një plan propagande

Abilekaj: Më bën përshtypje që mjekët, të cilët lodhen aq shumë, të dalin e të kërcejnë në ballkon

Klosi: Mjekët nuk i nxori njeri me detyrim në ballkon. E gjithë situata organizohet nga OBSH dhe protokolleve të caktuara

Mbyllja e parë u kritikua pafund, ndërkohë që ishte diçka e mirë, sepse u krijua stabiliteti i stafit mjekësor dhe u bënë gati spitalet Covid

Çdo qëndrim i politikës ndaj pandemisë ka qenë i bazuar te ato që kanë thënë grupi i ekspertëve

Në raport me vendet e rajonit, ne jemi në shifra viktimash të kontrolluara. Njerëzit mos presin t’i kalojë virusi vetë, të shkojë te mjeku

Në valën e parë bëmë një politikë të fortë sa i përket distancimit social. Ajo na ndihmoi shumë. Jemi në situatë të kontrolluar

Abilekaj: Jemi vendi i vetëm në Europë, që me rastin e parë të infektimit, mbyllëm vendin e sërish dëmi ekonomik nuk u përballua 

Ky është menaxhim i keq. Menaxhim është që populli të ndihmohet ekonomikisht. Shifrat e paketave financiare, më të ulëtat në Europë

Klosi: Dëmet në ekonomi kanë qenë të mëdha. Masa të reja kufizuese, për momentin nuk janë planifikuar
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco