‘Mendon se është mbi zotin’/ Mediu ironizon Ramën për mandatin e 3: Lirinë, jetën, na i ka falur…

‘Mendon se është mbi zotin’/ Mediu ironizon Ramën për mandatin e 3: Lirinë, jetën, na i ka falur…

22:15, 02/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur rreth situatës së pandemisë në vend dhe menaxhimit të saj nga ana e mazhorancës qeveritare.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin “Aktualitet” në FaxNews, Mediu shprehet se pandemia është një sfidë jo vetëm shëndetësore por edhe ekonomike.

‘Ndihma ekonomike për familjet shqiptare është pothajse inekzistente, duke i lënë ato ta përballojnë të vetme krizën ekonomike të shkaktuar nga situata pandemike’, ka thënë Mediu.

Deklaratave të Ramës se ai do të fitojë një mandate të tretë, Mediu iu përgjigj me ironi duke u shprehur se kryeministri mendon se ai është zoti në këtë vend. Duke sjellë në vëmendje një frazë nga deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, se lirinë, jetën dhe ndërtimin e lumturisë na i ka falur zoti dhe qeveria duhet veçse t’i respektojë ato, Mediu thekson se në momentin që qeveria i cënon këto të drejta, atëherë ajo duhet përmbysur.

“Pandemia në mënyë të padiskutushme është një sfidë dhe për vendet e zhvilluara. Por në botë pandemia po trajtohet jo vetëm si një problem shëndetësor por dhe si një problem ekonomik. Ndihma për familjet shqiptare gjatë kësaj periudhe nuk ekziston, duke i rrënuar ekonomikisht, duke bërë që dhe ato dy garanci financiare që kanë pasur t’i vendosin në përdorim për të garantuar mundësinë për të jetuar.

Ju thoni që ai ka vendosur që do marrë mandatin e tretë. Edi Rama beson se është zot në këtë vend. Ai mendon që është mbi zotin e mbi çdo gjë tjetër.

Ka një shprehje në Deklaratën e Pavarësisë të ShBA-ve që thotë lirinë, jetën dhe ndërtimin e lumturisë na i ka falur zoti dhe prandaj ndërtojmë qeverinë që t’i respektoj këto të drejta. Në momentin që qeveria nuk i respekton dhe i cënon këto të drejta atëherë qeveria duhet ndërruar ose duhet të përmbysur, pasi ka dalë kundër qytetarëve të vet.

Edi Rama do të bëjë çtë jetë e mundur që t’i vjedhë përsëri zgjedhjet, i vodhi me njerëz të inkriminuar që i futi në parlament, futi blerjen e votës me paratë e taksapaguesve, intimidimin e votuesve, vazhdoi më tej me përdorimin e administratës, të gjitha këto i ka shkruar raporti i OSBE-ODHIR”, tha Mediu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco