Bulliqi: Qytetarët e Kosovës shpresojnë vetëm te Vetëvendosja

Bulliqi: Qytetarët e Kosovës shpresojnë vetëm te Vetëvendosja

21:28, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga lëvizja Vetëvendosje, ishte i ftuari i radhës në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV.

Ai tha se edhe sondazhet paraprake parashikonin fitoren e VV.

“Ka pasur disa sondazhe që janë bërë paraprakisht. Shumica e tyre kanë qenë në dobi tonën. Por asnjë sondazh nuk e ka kaluar 50-përqindëshin,” tha ai.

Sipas tij, LDK-ja ka pësuar shumë dëme gjatë kësaj kohe.

“Në krye të LDK-së ndodhen persona që i kanë bërë dëme të mëdha kësaj partie, pasi kanë vendosur të parin interesin e tyre personal. Ky subjekt politik, në pikun e pandemisë rrëzoi një qeveri legjitime, duke përmbysur vullnetin qytetar. Edhe qasja ndaj Vjosa Osmanit i ka irrituar ata. Por edhe qeverisja e Kurtit, në atë pak kohë me rezultatin që tregoi, ishin elementë që bënë që të kthehej besimi te VV,” tha Bulliqi.

Por a do ketë zgjedhje të reja dhe kush do të fitojë?

“Se si do të ecë më tutje, pritet vendimi i Kushtetueses nesër, por fatkeqësisht nuk kanë qenë vendime të mirëpritura nga ne. Çështja se kush është fitues në vend, nuk shtrohet më si pyetje. Por pyetja që shtrohet është nëse VV do e arrijë 51-përqindëshin e vetme për të krijuar qeverinë.

Besojmë se VV është subjekti që do të qeverisë në shumicën e komunave në vend. Qytetarët e vendit kanë vetëm një shpresë dhe ajo është VV dhe lideri i saj, Albin Kurti,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco