Tabaku: 620 mln euro detyrime të prapambetura, litar në qafë familjeve shqiptare

Tabaku: 620 mln euro detyrime të prapambetura, litar në qafë familjeve shqiptare

11:57, 24/11/2020
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Morrën kredi dhe rritën borxhin public me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosën qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco