‘Akt banditesk, shtetëror’, Islami reagon sërish: I vendosur në betejën kundër të keqes...

‘Akt banditesk, shtetëror’, Islami reagon sërish: I vendosur në betejën kundër të keqes...

10:34, 15/11/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti dhe ish kryeparlamentari Kastriot Islami reagon sërish në lidhje me shoqërimin në polici një ditë më parë, teksa u kap pa maskë duke ecur në zonën e liqenit artificial në Tiranë.

Ai e konsideron shoqërimin si të porositur dhe të urdhëruar, ndërsa shton se është më i angazhuar dhe me i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes.

Ja reagimi i plotë:

Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepem madje motivohem më shumë!
****

Jam plotësisht dakord! Madje do të shtoja edhe më shumë nga çfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes se turpshme dhe barbare…!

Këtë që shkruan më poshtë miku im e vërtetova dje katërcipërisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… !
Po vendos në faqen tim komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perendim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit:

“Cfare paturpesie dhe gjysmë-banditizmi…!
Ndalimi, Izolimi dhe perdorimi i forces ne Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Surbona së Parisit dhe figurës politike dhe publike nder me te njohura ne Shqiperi – pa shkak, pa shkas e preteks qofte edhe formal, por, puro per provokim dhe intimidim te shenjestruar politik…!

Cfare turpi…!!!
Edhe shteterore – jo vetem policore…!!!”

Kaq… me shume do te shkruaj ne vijim…

P.S: Jam me i angazhuar dhe me i vendosur se me parë për të vazhduar betejën kundër së keqes… Kjo qe ka ndodhur jo vetëm nuk me step apo ligështon por me ka dhënë me shumë forcë e energji për të berë betejën me të keqen e madhe qe ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë rradhë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco