Reforma e njëanshme zgjedhore na mbyll dyert e BE/ Holanda konfirmon veton

Reforma e njëanshme zgjedhore na mbyll dyert e BE/ Holanda konfirmon veton

20:46, 03/11/2020
A+ Aa A-

Parlamenti holandez diskutoi sot për vendimin e qeverisë së këtij vendi për të vendosur veton ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Përgjegjësi për Çështjet Europiane në Komisionin e Jashtëm të këtij parlamenti, Pieter Omtzigt njoftoi rezultatet e këtij diskutimi.

Sipas tij, një nga arsyet se përse Shqipërisë po i mbyllen dyert e BE lidhet me reformën e njëanshme zgjedhore.

“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin.

Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj 'reforme',” shkruan raportuesi për Shqipërinë, Omtzigt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yha03/11/2020 21:42

Cfare do Hollanda mor burre, ne jemi shtet sovran.

Shto koment

Denonco