Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Afera e inceneratorëve/ Basha-SPAK: Pse nuk është thirrur Rama, Veliaj dhe Ahmetaj?

Afera e inceneratorëve/ Basha-SPAK: Pse nuk është thirrur Rama, Veliaj dhe Ahmetaj?

13:04, 31/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në konferencën për shtyp se pavarësisht se pandemia e ka zhytur vendin në një situatë katastrofike, qeveria vazhdon të japë miliona euro për inceneratorët.

“SPAK prej 3 muajsh ka në tavolinë kallëzimet penale, por hesht duke u bërë alibi për vijimin e vjedhjes.

Nëse SPAK-u do të kishte vepruar, miliona euro që ju paguan mafies së plehrave, do të shkonin te shëndetësia

Arsyeja përse ekziston (SPAK) është që të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Nëse keni nevojë për ndihmë ndaj Mafies, ju përsëris se opozita dhe qytetarët do të jenë krah jush.

Nuk ka shqiptar që të mos e dijë se kolapsi i shëndetësisë është pasojë e vjedhjes së parave të shqiptarëve.

Kemi ardhur në këtë pikë në kohë pandemie, pasi paratë e shqiptarëve po vidhen për t'u çuar në parajsa fiskale,” tha Basha.

Më pas, Basha iu drejtua SPAK për aferën e inceneratorëve: “Përse nuk janë thirrur Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj?”

“Dua t'i garantoj shqiptarët se sot do të jem në krah të çdo prokurori të SPAK që do të bëjë detyrën.

Nëse prokurorët e SPAK nuk do të marrin masa, do të mbajnë dhe ata përgjegjësi.

Ndryshimi që vjen nga largimi i Ramës do të çlirojë edhe SPAK nga presioni i mafias në pushtet,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/10/2020 22:27

I NDERUAR BASHA!! TI VERTET PRET QE RAMA TE THERRAS NE SPAK VETE RAMEN DHE LANGONJTE E TIJ TE PESHTIRE AHMETAJN DHE VELINEN???!!!! NA PREMTO QE NESER KUR TE JESH KRYEMINISTER, QE PERVEC NDRYSHIMIT TOTAL DHE PASTRIMIT 100% TE ADMINISTRATES PUBLIKE NGA PLEHRAT E RILINDJES, DREJTESIA DHE POLICIA DO TE BEHEN NGA E PARA!!!! NJE VEND PA DREJTESI DHE PA POLICI TE PAVARUR DHE PROFESIONALE NUK MUND TE KETE KURRE DEMOKRACI! POPULLI I NDERSHEM SHQIPTAR PO PRET ME SHPIRT NDER DHEMBE 25 PRILLIN!! 25 PRILLI DO TE JETE GRUSHTI GJIGAND E I FUQISHEM QE DO TA DERRMOJE PERFUNDIMISHT NARKO-BANDEN KRIMINALE "RILINDJA", QE KANE PUSHTUAR VENDIN TONE TE BEKUAR NGA ZOTI!

Shto koment

Denonco