Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Mediu nga Laçi: Siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do e anëtarësojmë në BE

FOTO/ Mediu nga Laçi: Siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do e anëtarësojmë në BE

12:40, 28/10/2020
A+ Aa A-

Partia Republikane mblodhi strukturat e saj në Laç.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu theksoj nevojën e organizimit imediat të opozitës në një program politik dhe qeverisës të përbashkët dhe angazhimin në çdo qendër votimi për të mbrojtur votat e shqiptarëve nga manipulimi i Edi Ramës ndërmjet ndryshimeve  antikushtetuese dhe antiligjore të kodit Elektoral.

‘Bashkimi me rrugën tonë i shqiptarëve sidomos i të rinjve, pedagogëve, profesionistëve, bashkimi i grupeve tê djathta dhe kontribuuesve të këtyre 30 viteve është një domosdoshmëri.

Asnjë votë e djathtë nuk duhet të shkoj në favor te Edi Ramës sepse ajo votë shkon kundër te ardhmes Europiane dhe kundër shqiptarëve’, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Ai theksoj se mbas 25 Prillit, në mandatin e parë qeverisës, ne do e bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian ashtu siç e bëmë anëtare të NATO-s me mandatin e parë të qeverisë Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco