Sa ka vjedhur qeveria? Soko: Vetëm KLSH përllogarit 6 miliardë euro dëme

Sa ka vjedhur qeveria? Soko: Vetëm KLSH përllogarit 6 miliardë euro dëme

21:08, 27/10/2020
A+ Aa A-

Ekonomisti Pano Soko ishte i ftuari i Adi Krastës në SYRI TV. Ai komentoi fillimisht çështjen e borxhit.

“Ku shkon borxhi? Ky është problemi më i madh. Nëse i marrim lekët për të shkuar në kazino, atëherë me siguri do të shkojmë në gropë. Nëse prodhojmë lekë nga borxhi, atëherë ka vlerën e tij borxhi. Problemin e kemi me qeverisjen. Të gjitha lekët që merr borxh i përdor në mënyrë joeficente,” tha Soko.

“Kemi marrë 6.5 miliardë euro borxh. Nuk numerizohet një vepër e madhe e bërë nga buxheti i shtetit. A mund të thuash një vepër të madhe me këtë borxh?” pyeti Soko moderatorin Krasta.

Më pas ai foli për inceneratorët.

“Inceneratorët janë një gropë financiare e madhe. Unë kam qenë ndër denoncuesit e parë në SPAK të aferës. Problemet janë të shumta. Ndër problemet është parapagimi. Qëllimi i koncesioneve është që të ndërtohen nga privati dhe më pas ta shlyejmë borxhin në vite. Por me inceneratorin e Fierit jo vetëm privati që nuk ka bërë asgjë, por ne i japim lekë pa filluar punën ai,” tha Soko.

I pyetur se sa mund të ketë vjedhur qeveria e Edi Ramës, ai tha se “vetëm KLSH ka evidentuar gjatë periudhës 2014-2019 gjithsej 6 miliard euro shkelje të disiplinës financiare”.

“Le të themi se 70 përqind ia ka futur kot KLSH, sërish themi 2 miliard euro,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opinisti28/10/2020 08:28

Te jetohete klsh dhe ish zytare

trapi qe voton hajdutat e kryekurvat e kombit qe i28/10/2020 00:53

O Kontrollor te Shtetit po dhe juve kurva jeni pse nuk kontrolloni Tenderat Publike Koncesionet dhe Koncesionaret e Tyre sepse dhe juve nje tuf legenash jeni keni frik nga Pushtetaret sepse ata ju ngopin dhe juve me para or kulisha kurvash te degjeneruar ! llam a llam vetem llafet keni o gra qira !

Shto koment

Denonco