Meta dekoron mësuesen e aksidentuar: Luiza, dëshmore e arsimit shqip

Meta dekoron mësuesen e aksidentuar: Luiza, dëshmore e arsimit shqip

10:41, 24/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta dekoroi mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Selami Kodra” të fshatit Arrëz në Devoll, Luiza Dule me Titullin “Naim Frashëri”, e cila ndërroi jetë në një aksident. Titulli për mësuesen e ndjerë u dha me motivacionin: “Në vlerësim për mësuesen e paharruar, nënën dhe familjaren model, simbol i përkushtimit të pashembullt në përhapjen e dijes dhe edukimit të brezave të rinj, duke sakrifikuar edhe jetën e saj”.

Meta u ndal në fshatin Miras të Devollit, ku u prit nga Prefekti i Qarkut të Korçës, z.Dhori Spirollari, autoritetet vendore dhe dhjetëra banorë. Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar në Shkollën e Mesme “Nesim Kaçani”, kreu i Shtetit nderoi veprën dhe jetën e mësueses Luiza Dule, e cila humbi jetën në një aksident tragjik në krye të detyrës.

MESAZHI I METES

Pranë komunitetit të dashur të Mirasit në Devoll, në këtë trevë patriotike e arsimdashëse, për të vlerësuar me Dekoratën e lartë "Naim Frashëri", bijën e zonës, mësuesen e ndjerë të shkollës "Selami Kodra", Luiza Dule, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.

Mësuese Luiza, nënë e familjare model, është një nga dëshmorët e shkollës dhe arsimit shqip, simbol i përkushtimit dhe i sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes, deri edhe me jetën e saj, për të mësuar, edukuar, e ndriçuar mendjen e fëmijëve tanë.

Përherë mirënjohës e falenderues për mësuesit shqiptarë të të gjitha kohërave, veçanërisht atyre në zonat e thella, për punën e palodhur në funksion të edukimit e mirëarsimimit të gjeneratave të reja, për dedikimin dhe vetëmohimin e tyre.

Koha për t'i dhënë vendin e merituar figurës së nderuar të mësuesit, që meriton vlerësimin më të lartë nga gjithë shoqëria, sepse arsimi është thelbësor për zhvillimin social, kulturor e ekonomik të vendit, për vetë të ardhmen tonë europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco