Vasili: Infektimet u rriten me 48% pas maskave me detyrim

Vasili: Infektimet u rriten me 48% pas maskave me detyrim

08:48, 22/10/2020
A+ Aa A-

Rritje 48% e rasteve me COVID, një javë pas detyrimit të maskave e gjobave! – ka konstatuar Petrit Vasili, ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, nënkryetar i LSI.

“Sot mbushet plot një javë nga detyrimi i i përdorimit të maskave edhe në ambient të hapur, - ka vërejtur ai, - e të gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës, rezultate qofshin edhe minimale. Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht, ndodhi tamam e kundërta.

Pikërisht në datë 14 tetor, një javë më parë, shënoheshin 203 raste të reja. Ndërsa pas një jave të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri në 301 raste të reja. Rritja shkon deri në 48%!

Ua thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka zero vlerë.

Pa testim, gjurmim, trajtim, distancim fizik, dezinfektim të gjerë dhe pa efiçencën maksimale të mjekut të familjes dhe dekoncentrimit të trajtimit drejt spitaleve rajonale, maska ishte thjesht maskë për të fshehur mosmarrjen e këtyre masave fondamentale.

Kur shkon me mendjen e çmendur të Edi Ramës, këtu përfundon! I çmenduri t’u ktheje paratë e gjobave mijëra qytetarëve, që i dënoi çmendurisht për maska,” përfundon Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco