Afera e inceneratorëve/ Alibeaj tregon në SYRI TV a kanë besim te SPAK

Afera e inceneratorëve/ Alibeaj tregon në SYRI TV a kanë besim te SPAK

19:31, 21/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV.

Ai komentoi aferën e inceneratorëve. Alibeaj tha se nuk kanë besim te SPAK.

“Ne kemi çuar tre padi për këtë çështje në SPAK. Kjo çështje është nga skandalet më të më të mëdha të kësaj qeverie. Kjo pasi edhe në të ardhmen do të zhvaten paratë e shqiptarëve.

Qëndrimin për sistemin e drejtësisë e kemi bërë të qartë. Ky sistem është qartësisht i kapur. Nëse më pyet a jam besimplotë te SPAK, mund të them jo. Them jo për faktin se ky është ndër testet e para. Testi i parë ishte korrupsioni elektoral,” tha Alibeaj, duke theksuar se testi i dosjeve elektoral tregoi dështimin e SPAK.

I pyetur se përse vazhdojnë t’i çojnë dosjet në SPAK, ai tha se po testohet ky institucion.

“Ne do të vazhdojmë t’i çojmë dosjet për çfarëdolloj skandali. Për një arsye të thjeshtë: duhet t’i çojmë sepse kjo është rruga më e qartë, edhe si kulturë politike. Në mos sot, nesër, këto letra janë të depozituara në SPAK dhe kush nuk vepron do të mbajë përgjegjësi.

Ne jemi skeptikë që në fillim, por është mirë që ta testojmë SPAK për të mos i lënë askujt alibi që përse nuk i shkuam drejtësisë. Ky është testi i vërtetë i SPAK, nëse ka dhëmbë për të kafshuar të fuqishmit,” tha Alibeaj, duke theksuar se bëhet fjalë për 500 milionë euro vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco