Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ministria nxori tezat e maturës/ Besa Shahini paditi Belind Këlliçin, Gjykata pushon padinë

Ministria nxori tezat e maturës/ Besa Shahini paditi Belind Këlliçin, Gjykata pushon padinë

16:37, 12/10/2020
A+ Aa A-

Reagim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Belind Kellici: Pas refuzimit te paraqitjes ne seancen gjyqesore per here te trete rradhazi te viktimes akuzuese Besa Shahini, Gjykata vendos pushimin e ceshtjes ndaj kreut te FRPD per “shpifje”.

Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë për ‘shpifje’ të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini ndaj kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, pasi për të tretë ish-drejtuesja e lartë e Arsimit nuk është paraqitur në seancat gjyqësore.

Nga Gjykata e Tiranës, Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka njoftuar mbi vendimin.

‘Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Këlliçi, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bëjnë me postimet dhe reagimet publike të Këlliçit lidhur me nxjerrjen publike për të 7 vit rradhazi, të tezave të provimit të Maturës Shtetërore.

Postimet e shtetasit Belind Këlliçi janë shpërndarë nga profile të tjera në rrjete sociale dhe portale të ndryshme në mënyrë të shpejtë dhe virale.

Në seancën e 3 rradhazi sot në Gjykatë, Besa Shahini refuzoi të paraqitet personalisht dhe të provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjëhershëm të çështjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco