Rama: Nga java tjetër, maska e detyrueshme në çdo ambient, gjoba do vijë me...

Rama: Nga java tjetër, maska e detyrueshme në çdo ambient, gjoba do vijë me...

10:28, 10/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend.

Rama e konsideroi tepër të vështirë për vendin një karantinë të dytë të përgjithshme, ndërsa apeloi qytetarët të respektojnë masat e protokollit anti-Covid.

Kryeministri Rama bëri me dije në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe në ambientet e jashtme.

Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund t'i shmanget gjobës”, lajmëroi kryeministri Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2020 13:23

Para se ti vësh gjoba te fatura e dritave, jepi rritje page tek fatura jote, e Lindës, e Erionit, e Damianit, Arbenit, Beqes, Vilmës, Spjerdhopallës, Manastirleshit, Ballukes, Klodianit, ... në mënyrë që të mos heqin bukën e gojës pëe të blerë maskat e tua të skaduara, të cilave i ndryshove datat e skadencës pa pikë turpi. Alo.. Edi Rama jam...

Kosta10/10/2020 10:51

....gjobat do te vijne ne faturen e dritave.....ose ti japim voten ose na mbushi me gjoba.....a do te kete finde durimi yne me kete monster apo do vazhdojme te jemi sklleverit e ketij pederasti pasive.......keshtu ndodhe kur ju jepe pushtet perverseve pederaste......

Shto koment

Denonco