‘Po bëjmë katarsis brenda partisë’/ Kaso: Votimi brenda PD-së, i pari në Shqipëri

‘Po bëjmë katarsis brenda partisë’/ Kaso: Votimi brenda PD-së, i pari në Shqipëri

22:01, 28/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e votimit të kandidatëve brenda partisë.

I ftuar në “Real Story”, Kaso tha se formulari që plotësojnë kandidatët për deputetë të PD është i vlefshëm vetëm 3-4 ditë sa të bëhet votimi i tyre nga anëtarësia.

“Formulari vlen 3-4 ditë, deri në momentin që kandidati votohet brenda degës”, tha Kaso.

Më tej, ai theksoi se PD po bën një proces pastrimi të figurave të kontestuara në të gjithë vendin, siç nuk ka ndodhur nga asnjë parti më parë.

“Ky votim që po bëhet në PD është i pari që bëhet në vendin tonë. Britanikët e kanë përshëndetur këtë proces në PD. Është menduar që listës së PD t’i bëhet një filtrim nga komisioni dhe më pas kjo listë të kalojë në shkurtim, ku i jepet mundësi çdo zgjedhësi të shprehë mendimin e tij me votë. Ky është një proces katarsis filtrimi brenda partisë, që s’e ka bërë asnjë parti tjetër. Ky proces kishte synim të shmangte pakënaqësitë në parti, duke pastruar emrat e kontestuar”, u shpreh Kaso./ Balkanweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco