Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Shehu: Rama s’di ku të kandidojë, ndjen humbjen kudo

Shehu: Rama s’di ku të kandidojë, ndjen humbjen kudo

16:30, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Partia Demokratike zhvilloi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.

Për ish-deputetin e PD në këtë qark, Tritan Shehu procesi shkoi normalisht dhe pati një pjesëmarrje të madhe.

Në një lidhje përmes Skype për emisionin ‘Ditë e Re’, në ‘RTV Ora’, Shehu tha se ky proces e bën PD më të përgatitur për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.

Tritan Shehu: ”Shkoi normalisht. Pati një pjesëmarrje të madhe të Partisë Demokratike. Kjo është në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e 25 prillit, për të arritur fitoren që ne jemi të bindur se do e arrijmë si Parti Demokratike dhe si opozitë. Nuk ka rrugë tjetër, kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit, mbas kësaj situate tragjike që ndodhet vendi në shumë aspekte. Ky proces ka disa qëllime.

Njëra është cilësia e kandidatëve, por dhe të jetë transparent. Nga ana tjetër ka për qëllim që pjesë e këtij procesi të jetë anëtarësia e PD. Krijohet një lidhje dhe motivim më i fortë midis anëtarësive dhe kandidatëve, dhe shkojmë më të përgatitur në zgjedhjet e 25 prillit, me fitoren që po na troket në derë. Fakti që ky proces po shkon mirë, dhe tregon një pjesëmarrje të njerëzve, tregon se ka sukses.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco