Mashtroi bluzat e bardha, Këlliçi: Lideri global, s’ka kohë të humbë duke diskutuar për broçkullat që kërkojnë mjekët...

Mashtroi bluzat e bardha, Këlliçi: Lideri global, s’ka kohë të humbë duke diskutuar për broçkullat që kërkojnë mjekët...

12:05, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pas mashtrimit të Edi Ramës për të pritur mjekët që kanë nisur një protestë gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe kreu i FRPD Belind Këlliçi.

“Kërkesat e tyre, që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor dhe sigurimi i të gjitha kushteve në punë, janë çështje aspak të rëndësishme për kryeminstrin!”, shkruan kreu i të rinjëve te PD në një shenim në facbook.

Ja postimi i plotë:

Sigurisht që Edi Rama nuk kishte kohë të priste sot në takim 4 mjekë të nderuar! Nuk e ul “nivelin” lideri global, e s’ka kohë të humbë duke diskutuar për broçkullat që kërkojnë mjekët...

Kërkesat e tyre, që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor dhe sigurimi i të gjitha kushteve në punë, janë çështje aspak të rëndësishme për kryeminstrin!

Ka punë më të mira për të bërë. Në kryeministri ka rradhë puna! Ka PPP, ka konçesione, ka tendera, ka vota për të vjedhur e ka ndonjë shkarravinë mbi tavolinë për të përfunduar. Duhet takuar ndonjë bandit, ndonjë trafikant, ndonjë hajdut, ndonjë përdhunues në grup, se kemi zgjedhjet përpara. Thjesht çështje prioritetesh...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco