Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim Mehmeti: Rama është i dëmshëm për shqiptarinë, jo vetëm për Shqipërinë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim Mehmeti: Rama është i dëmshëm për shqiptarinë, jo vetëm për Shqipërinë

20:56, 18/09/2020

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin e tij në SYRI TV, përcolli edhe një mesazh për situatën në Shqipëri.

“Nuk dihet nëse bandat e kontrollojnë politikën apo politika e kontrollon bandat,” tha ai, duke iu referuar situatës së fundit në vend.

“Ne shkatërruam familjen shqiptare. Duke dashur të ngjajmë më të tjerët, harruam se kush jemi. Duke dashur të ngjajmë me të huajt, harruam se jemi vetvetja,” tha Mehmeti.

Në fund, ai përcolli edhe një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.

“Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me cilën parti do zgjedhin shqiptarët, por nëse shqiptarët do arrijnë të rikthejnë Shqipërinë”.

“Kryeministri do të mbahet mend për talljen me Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse kjo është ajo që duan shqiptarët, atë vullnet e respektoj. Por kurrë nuk do them se ky vullnet është i drejtë".

"Një kryeministër i tillë është shumë i dëmshëm për shqiptarinë, jo vetëm për Shqipërinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco