Meta: Shën Tereza, frymëzim për rikthimin e shpresës, zhvillimin dhe frenimin e shpopullimit

Meta: Shën Tereza, frymëzim për rikthimin e shpresës, zhvillimin dhe frenimin e shpopullimit

08:59, 26/08/2020
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.

Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t'u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t'u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.

Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t'i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni26/08/2020 13:26

Shpopullimi i shqiptareve do ndalohet kur ju politikberesit ti jepni fund babezise dhe perdorimit si skllever te popullit shqiptar. Ju po na e nxini jeten cdo dite me cdo vegel qe quhet administrate shteterore e cila eshte kthyer ne administrate hajdute e mbrojtur nga shteti si ne mjekesi, bashki taksa e tatime e kudo . Ndalni babezine se sdo merni me shume se 2 metra kub dhe kur te ikni ne boten tjeter.

Kujtim26/08/2020 10:20

Mos mbaj me fjalime.per shpresen . Ti je i pari qe na bere ta humbim ate.Ti.e bere Ramen narkokryrminister , edhe pse e njihje mire cfare mu...i ishte.E bere vrtrm per karrigen tende.Pse nuk mendove me perpara se te beheshe ai qej e sot per shpresen e shqiptareve ?

QYTETARI dt 26 gusht 2020 26/08/2020 09:53

Të lumtë President. UJQËRIT E RILINDJES të janë vërsulur si asnjëherë tjetër...Por ti po beson tek shënjtorja e madhe ShËN TEREZA. Ajo ka bërë çudira në këtë botë. Zoti të ndihmohtë në këtë vënd që po jetojmë....

Shto koment

Denonco