BE përjashton Shqipërinë/ Vasili i nxjerr videon: Si gënjente Rama pa u skuqur fare

BE përjashton Shqipërinë/ Vasili i nxjerr videon: Si gënjente Rama pa u skuqur fare

18:13, 10/08/2020
A+ Aa A-

Shpresat ishin që Konferenca e parë ndërqeveritare e BE do të zhvillohej në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, por pas prishjes së marrëveshjes elektorale nga Rama, zhvillimet politike po ndryshojnë në mënyrë dramatike.

BE ka bërë të qartë sot se Konferenca do të zhvillohet vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe se për Shqipërinë do të vendoset vetëm pasi të ketë plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Pra, Shqipëria është përjashtuar për momentin nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE.

Lidhur me këtë vendim reagon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili kujton deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Gjermania konfirmon,Maqedonia hap Negociatat, Shqiperia jo!

Suszane Shutz Drejtoreshe e Ballkanit Perendimor ne Ministrine e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi konfirmon se:
Maqedonise i hapen Negociatat ndersa Shqiperise jo.

Ja cfare thote zj.Shutz;

"Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz

Keto jane pasojat e qeverisjes se Edi Rames.

Plot dy vjet me pare ishte po Edi Rama qe dekoronte ambasadoret dhe genjente dynjane per hapjen imagjinare te negociatave.

Sot e kesaj dite per shkak te Edi Rames integrimi i Shqiperise ndodhet ne momentin me te keq te tij.

Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si genjente Rama pa u skuqur fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ura vajgurore10/08/2020 19:49

Perderi sa e mbani ne pushtet mos hani pershesin qe ja jep doçi prej tetevjetesh! Do te ishit me te besueshem nese nuk flisnit fare keshtu deklaronit disfaten tuaj ose jeni te paguar nga qeni qe te lihni e te mos beni asgje.. Shqiptaret jane tradhetuar nga te gjitha anet, mjerisht, edhe nga mutmediat,e vendit! Fakti qe nuk ka komente kunder e tregon kete ! Na lumte neve shqiptareve : te gjthe tradhtojme te gjiihe!........ Po e rregulloj pak frazen e fundit, per te mos rene ne deshperim!- Tradhetari i lindur edver, i ktheu gjthe politikanet ne tradhetare si vetja! Por rrini rehat ju te opoziçkes, se nje dite do ju fuse ne burg edhe ju, kur te kthet ne diktator i plotpushtetshem! Qeni nuk ka bese, dhe nuk i vihet faj sepse ju ka blere me parate e vjedhura shqitareve, fundi dihet! Mjere shqiptret ç'bastarde kane zgjedhur per ti drejtuar! Dyshoj se do te publikohet, por nuk me behet vone! I shkruaj per vete, dhe lehtesohem disi!

Ks 10/08/2020 19:29

Ky hapi dhe shampanjen me nderkombetaret, mashtrues ordiner.

Shto koment

Denonco