Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

14:47, 10/08/2020
A+ Aa A-

CNA.al ka publikuar gjatë këtyrë ditëve skandalin e blerjes  së një pasurie me vlerë tregu 500 mln lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.

Në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.

Image

CNA.al ka hedhur dritë mbi këtë skandal, duke faktuar përmes sistemit TIMS se Natalia nuk ishte në Korçë ato ditë, ndërsa dikush ka firmosur në emër të saj për blerjen e pasurisë.

Noterja në fjalë ka shkelur hapur ligjin duke falsifikuar ose duke noterizuiar një dokument me firmë false, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë dhe ministrja Etilda Gjonaj nuk ka ardhur asnjë reagim.

Ministrja duhet të veprojë për rastin në fjalë duke çelur një hetim administrativ për noteren Sulkaj, madje duke vendosur masat përkatëse ligjore që shkojnë nga pezullimin deri në heqjen e licencës.

CNA.al tregoi me dokumente se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Firma e falsifikuar është fakt i pakontestueshëm sepse në datat e firmosjes së kontratës shtësja Natali Blushi ndodhej jashtë vendit.

Ministrja e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj duhet të dalin e të sqarojë cilat janë hapat që do heshin në lidhje me skandalin e noteres, Violeta Sulkaj.

Për këtë rast, CNA.al i mori një prononcim Znj. Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë.  Ajo tha se është njohur me materialin dhe ai do t’i referohet në mbështetje të ligjit, Dhomës së Disiplinës.

Image

Më tej, znj. Sadushi, e pyetur specifikisht për rastin  konkret, pra në lidhje me palët që mungojnë dhe një person që ndodhet jashtë, ndërsa kontrata firmoset, ajo theksoi se palët duhet të jenë tek noteri në momentin e firmosjes.

Sa i përket pjesës tjetër, se kush imponoi transaksionin në këtë formë, Ben Blushi, noterja apo bashkëshortja e Benit, kjo i takon Prokurorisë, e cila i ka provat; sistemin TIMS dhe aktin e shit-blerjes.

Natali Blushi jashtë Shqipërisë

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

 

Image


Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

 

Image


Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS
 

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë./CNA.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco