Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ ‘Pylli i Semanit në flakë’, ish-deputeti: Papërgjegjshmëri totale e shtetit, po lenë zjarrin të përparojë

VIDEO/ ‘Pylli i Semanit në flakë’, ish-deputeti: Papërgjegjshmëri totale e shtetit, po lenë zjarrin të përparojë

20:58, 02/08/2020
A+ Aa A-

Pylli i Semanit është përfshirë nga flakët, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të pallogaritshme në faunë dhe florë.

Në postimin e tij në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Luan Baci ka denoncuar përhapjen e flakëve, ndërsa ka akuzuar autoritet për papërgjegjshmëri për të shuar zjarrin në atë zonë.

Postimi i plotë i Luan Bacit:

Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe. Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.

Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco