VIDEO/ Deputetja e 'Kaparatës' bën gafën e radhës me Ismet Drishtin, shihni çfarë ka ndodhur

VIDEO/ Deputetja e 'Kaparatës' bën gafën e radhës me Ismet Drishtin, shihni çfarë ka ndodhur

11:31, 31/07/2020
A+ Aa A-

Deputetja e Kuvendit, Majlinda Halilaj, e cila është bërë disa herë objekt i mediave me deklaratat e saj të cilat janë cilësuar si ‘gafa’, këtë herë në një intervistë me gazetarin Ismet Drishti, ka dalë “zbuluar”, pasi nuk njeh shtetet anëtare të BE-së.

Deputetja është pyetur përse Zvicra dhe Norvegjia po bëjnë referendum për të dalë nga BE-ja, e ajo është përgjigjur se për këtë është dëshira dhe mendimi i tyre. Por duke mos e ditur që këto dy shtete nuk janë fare në Bashkimin Europian.

Në fund të intervistës, kur gazetari i thotë të vërtetën, për të dalë nga situata, deputetja i thotë Drishtit se është ai që “po na merr në qafë se je pa maskë”.

Deputetja ra në sy fillimisht në Parlament për gabimet e saj kur u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e kishte denoncuar si aferë korruptive.

Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thoshte në vijimësi “Koporatë”.

INTERVISTA E PLOTE

Ju a mendoni se do jeni prapë në Parlament?

Majlinda Halilaj: Kjo është mendimi i popullit, mund të votojë kë të dojë.

Jo më fal vendimin e popullit e caktoni ju se ju votuat në emër të popullit.

Majlinda Halilaj: Normale votojmë në emër të popullit.

Më fal se kam harruar kush ju ka votuar ju?

Majlinda Halilaj: Kush më ka votuar mua? Elektorati im.

Që është?

Majlinda Halilaj: Vij nga Partia e Reformave Demokratike. Kam një kryetar po kam edhe elektoratin tim që më ka mbështetur.

Norvegjia e Zvicra po kërkojnë të dalin nga BE, ne duam të hyjmë, ata po bëjnë referendum. E dini besoj?

Majlinda Halilaj: Po, po,

Po pse ne duam të hyjmë kur ato duan të dalin?

Majlinda Halilaj: Është mendimi i atyre pse ato duan të dalin ne duhet të hyjmë.

Po pse mendon se jemi më të zgjuar ne se Norvegjia e Zvicra?

Majlinda Halilaj: Po jemi normale, jemi.

Kot me të pyt sa shkon një bërje thonjsh e plotë?

Majlinda Halilaj: Ka të ndryshme pak rëndësi ka kjo tani.

Ju për shembull?

Majlinda Halilaj: Besoj këtu jemi për politikë jo për thonjtë.

Po pse duan të dalin Norvegjia e Zvicra?

Majlinda Halilaj: Duan të dalin është mendimi dhe e drejta e tyre, ne kemi mendimet tona, jemi në parlament tjetër.

Nuk janë demokraci më të konsoliduara se ne Norvegjia e Zvicra?

Majlinda Halilaj: E kanë, e kanë.

Po pse vendosin të dalin?

Majlinda Halilaj: Nuk e gjykoj, ne kemi nevojë të futemi.

Ju i njihni këto shtete anëtare të BE?

Majlinda Halilaj: Po sigurisht që i njoh.

Po se nuk janë.

Majlinda Halilaj: Cfarë nuk janë?

S’janë në BE.

Majlinda Halilaj: Po shpresoj të futen nëse nuk janë.

A shpreson, po ca din apo s’din hic edhe ja fut kot?

Majlinda Halilaj: Po pse nuk e di?

Po a e kupton që po na merr në qafë? Ti voton ligje për ne.

Majlinda Halilaj: Po ti po na merr në qafë ne se je pa maskë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo31/07/2020 12:36

Tall b... o Ismet tall.Kta jane sovrani i rames o ismet ky helli me kta mburret.Po ti e di me te zgjut murrizin Po ta them une se dy gjera nuk as gjuhe e as ekonomi.eshte rrumball me kerqe se kjo .Beji intervist dhe vetem si rritem bretkocat ne karavasta di

Alfons Malo31/07/2020 12:35

Tall bolet o Ismet tall.Kta jane sovrani i rames o ismet ky helli me kta mburret.Po ti e di me te zgjut murrizin Po ta them une se dy gjera nuk as gjuhe e as ekonomi.eshte rrumball me kerqe se kjo .Beji intervist dhe vetem si rritem bretkocat ne karavasta di

Gj 31/07/2020 11:49

eh mo vlla ku e ka mendjen ajo eshte per gje gjeter jo me dhon mend,duhen vajza te zgjuara ne kuvend jo si majlinda ajo e ka mendjdn te aj miku.

Shto koment

Denonco