Shpërthen virusi/ Kuvendi drejt karantinës para 30 korrikut?

Shpërthen virusi/ Kuvendi drejt karantinës para 30 korrikut?

11:39, 28/07/2020
A+ Aa A-

Pas Ralf Gjonit, i cili njoftoi në rrjetet sociale se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një ditë më parë, me virusin e rrezikshëm janë prekur edhe dy ligjvënës të tjerë.

Mësohet se nga testimet kanë rezultuar të prekur deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko.

Shkon në tre numri i deputetëve të Kuvendit të infektuar me COVID-19. I pari që u infektua me COVID-19 ka qenë kreu i Ballit Kombëtar, deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u shërua.

Kuvendi duket se po shkon drejt karantinimit para votimit të 30 korrikut për ndryshimet kushtetuese. Shqipëria u bë i pari vend që miraton në komisionet ndryshimin e Kushtetutës online. Po ashtu u bë vendi i dytë pas Rusisë që ndryshon Kushtetutën në kohë pandemie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/07/2020 12:52

ME KETE U PROVUA E KUNDERTA E SHPREHJES: NUK E GODET RRUFEJA HALENË!!! JA PRA, QË KËTË RADHË E GODITI RRUFEJA VËRTETË HALENË!!! INSHALLAH PËRKEQËSOHEN DHE I ZË TQË TË GJITHË, QË TA PROVOJNË MJEKËSINË E SHEFIT DHE TË GERTËS SË SHEFIT!!! O ZOT! QËRROI SA MË PARË QË TË GJITHË QELBËSIRAT DHE PLEHRAT E KËTIJ VENDI!!!

Shto koment

Denonco