Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuzat për Camajn dhe Koliqin/ Mehmeti: Ne nuk kemi kulturë të debatuari

Akuzat për Camajn dhe Koliqin/ Mehmeti: Ne nuk kemi kulturë të debatuari

21:22, 10/07/2020
A+ Aa A-

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin e tij ‘Këndi i Kimit’ në SYRI TV, komentoi edhe akuzat dhe debatin që po bëhet për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

“Nuk ka shqiptar të panjollosur, nuk ka shqiptar që nuk e kanë shpallur ose spiun, ose hajdut, aq shumë të këqija u janë thënë personaliteteve shqiptare, sa nuk ua kanë thënë as armiqtë,” tha Mehmeti.

“Sa i përket çështjes konkrete, nuk më shqetëson se çfarë thuhet, por se si thuhet. Më pengon egërsia edhe atyre që mbrojnë, edhe atyre që sulmojnë pasi del sikur gjërat janë bardh ose zi. Ne kur i trajtojmë personalitetet shqiptare, duhet të kuptojmë se janë bazamenti i shqiptarisë. Mirëpo nuk duhet as aty të ndjehemi të mahnitur sa të themi se shqiptarët nuk mund të jenë të tillë ose të atillë”.

“Kjo vjen për shkak se ne nuk kemi një kulturë të debatuari të mirëfilltë. Ne nuk jemi të gatshëm të qëndrojmë përpara pasqyrës dhe ta shohim veten".

“Ka gjëra që dihen për Koliqin, por kjo nuk e prek veprën e tij. Ajo është begatia e tij për ne. Te e fundit, edhe ata kanë qenë njerëz që kanë jetuar në rrethana të caktuara”.

Lidhur me akuzat për bashkëpunim me elementët jugosllavë, Mehmeti tha: “Nuk janë të rastit disa gjëra, kur Tirana lë përshtypjen se është më afër Beogradit se Prishtinës dhe Beogradit. Ne bëjmë çmos që të na pëlqejnë nga fqinjët tanë.

"Ç’ishte ajo ngutja e Piktorit për Mini-Shengenin? Edhe ai ishte projekt serb. Me ardhjen në pushtet të Piktorit, Tirana u bë më e afërt me Beogradin se me çdo qendër tjetër,” tha Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco