Basha tregon pazarin që synon Rama: Ti kryeministër e unë president!

Basha tregon pazarin që synon Rama: Ti kryeministër e unë president!

15:03, 10/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzimin Basha në konferencën e jashtëzakonshme për mediat që po mban, mes të tjerave ka demontuar edhe pazarin që po synon Edi Rama me lëvizjen e fundit, për të ndryshuar Kushtetutën me një parlament gjysmak dhe pa praninë e opozitës reale.

Duke folur para gazetarëve, Basha deklaroi se Rama për shumë kohë ka sjellë mesazherët e tij, duke kërkuar pazar, për të hequr koalicionet.

‘Loja me listat e hapura është në funksion të pazarit; ti kryeministër, unë president’, denoncoi Basha.

Deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për një muaj e gjysmë, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh ‘Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.’

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.

Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

‘Heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president’.

Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysmë.

Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojnë askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur.

Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

t10/07/2020 15:34

Shqiptaret duan :Luli ne hollande,rama ne burg

Shto koment

Denonco